/ Undifined / Dy femrat e shantazhojnë biznesmenin nga Peja me një video xhirim

Dy femrat e shantazhojnë biznesmenin nga Peja me një video xhirim

Një dyzetepesë vjeçar nga Peja ka kaluar një fundjavë të rëndë duke u përballur me shantazhin që i ka ardhur papritur.
Atij i kishin telefonuar dy femra duke e kërcënuar se gjoja kanë në dorë një material komprometues ndaj tij, përkatësisht një video xhirim që mund ta publikojnë nëse nuk u jep një shumë të caktuar parash.
“Do t’ju komprometojmë nëse nuk e merrni seriozisht këtë paralajmërim”, ishte porosia kërcënuese që i është thënë burrit të shantazhuar.
Megjithatë, burri i shantazhuar nuk ka rënë në grackë por rastin e ka raportuar në polici. Hetuesit shumë shpejt kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy femrat e dyshimta.
“Dy femra janë marrë në ndalim policor gjatë ditës së hënë, pasi policia i ka marrë informacionet që ato kishin tentuar të shantazhonin një qytetar. Njësiti i hetimeve në Polici ka mbledhur deklaratat dhe dëshminë e nevojshme. Ndërkohë me urdhër të prokurorit njëra nga femrat është liruar ndërsa për tjetrën është shqiptuar masa e ndalimit policor në afat 48 orësh”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibra.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post