Në fakt fshati Shipkovicë sot pasdite, është përfshirë nga vërshime apkaliptike, që për pasojnë kanë patur shembjen e një shpati, mbi këtë fshat malor, që ka mbuluar dhjetëra shtëpi të këtij vendbanimi. Banorët që i kontaktoi “Lajm”, thanë se dheu dhe gurët e shembur, kanë arritur lartësinë e minarës së xhamisë. Banorët apelojnë për ndihmë mjekësore, duke kërkuar që të aktivizohen helikopterët e policisë, sepse rrugët janë të bllokuara. Raportohet edhe për të zhdukur tjerë dhe të lënduar, por numri i tyre i saktë, akoma nuk dihet.