Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, u shpreh shumë i lumtur për kohën që po kalon në Camp Nou dhe se vendimi që morri për t’u larguar nga Liverpooli ishte i drejtë.
Ekipi katalunas fitoi ‘Tripletën’ e dytë, dhe më meritorët për këtë ishin Suarez, Neymar dhe Lionel Messi të cilët së bashku shënuan 122 gola në të gjitha garat,
Suarez gjithashtu luajti një rol kyç në fitoren e tyre 5-4 në Super Kupën e UEFA-së kundër Sevillës të martën në mbrëmje. 28-vjeçari u transferua në verën e kaluar nga Liverpooli për një shifër rreth 75 milionë funte, pasi ai kërkonte trofe dhe ekipi nga Anfieldi nuk ishte në gjendje t’ia ofron dhe kështu ai iu bashkëngjit Barcelonës.
"Kalimi te Barcelona ishte vendim i drejtë, pasi isha i uritur për trofe. Këtu jam shumë i lumtur, sepse unë jam te klubi më i mirë në botë”, tha Suarez për Sport360.
"Unë jam i privilegjuar që luajë së bashku me Messin dhe Neymarin dhe kjo është një ëndërr për mua", shtoi për fund sulmuesi uruguaianë.