Serbia për autostradën Nish- Prishtinë paguan 350 milionë euro
نشرت بواسطة:Munjos
10:18:00 PM
في
Lajme
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq po e pret me optimizëm samitin e Ballkanit Perëndimor 6 që është iniciativë e kancelares gjermane Angela Merkel.
Samiti mbahet në Vjenë më 27 gusht.
"Në atë takim do t bisedojmë për “korin nework “ -rrjetin rajonal të komunikacionit i cili duhet të bëhet pjesë e rrjetit ", ka thënë Vuçiq, raporton B92, transmeton Koha.net."Ne jemi të gatshëm të paguajmë 350 milionë euro për ndërtimin autostradës Nish – Prishtinë për pjesën tonë, e cila kushton 600 – 650 milionë euro, prandaj do të kërkojmë të na i japin rreth 300 milionë euro”, ka thënë Vuçiq.Sipas tij, ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse stabiliteti ekonomik është i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë dhe standardin e jetesës.