/ / Sa për qind e myslimanëve kosovarë janë pro konsumimit të alkoolit?

Sa për qind e myslimanëve kosovarë janë pro konsumimit të alkoolit?

Myslimanët shqiptarë janë në mesin e atyre myslimanëve në botë, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk e shohin si të pamoralshëm konsumimin e alkoolit, edhe pse shumica prej tyre, thonë se konsumimi i alkoolit moralisht gabim.
Në një anketë të zhvilluar nga “Pew Research Center”, thuhet se shumica e myslimanëve thonë se pirja e alkoolit është moralisht e gabuar.
Në Kosovë 12 për qind e personave të anketuar thonë se konsumimi i alkoolit nuk është moralisht i gabuar, ndërsa 64 për qind thonë se po. Ndërsa, myslimanët në Shqipëri, 8 për qind thonë se nuk është moralisht i gabuar, dhe 51 për qind thonë se po.
Më shumë se gjysma në të gjitha vendet e studiuara mbajnë këtë pikëpamje, duke përfshirë më shumë se nëntë nga dhjetë personat e anketuar në Tajlandë (98%), Gana (93%), Malajzia (93%), territoret palestineze (92%), Indonezia (91%), Nigeria (91%) dhe Pakistani (91%).
Megjithatë, në 11 prej 37 vendeve, të paktën një në dhjetë persona përgjigjen se pirja e alkoolit është moralisht e pranueshme, duke përfshirë në Çad (23%), Mozambik (20%), në Republikën Demokratike të Kongos (17%), dhe Bosnje-Hercegovina (16%).
Përveç kësaj, në disa vende thonë se konsumimi i alkoolit nuk është një çështje morale. Këto përfshijnë Afganistanin (23%) dhe Çad (20%), si dhe shtetet ish-komuniste si Shqipëria (34%), Bosnje-Hercegovina (21%) dhe Azerbajxhani (20%). 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post