Trajneri i skuadrës së Manchester United, Louis van Gaal përsëri ka knofirmuar se David de Gea do të jetë jashtë formacionit. E ardhmja e portierit spanjoll është në dyshime të mëdha, pasiqë raportohet se ai është duke dashur transferimin tek Real Madridi. "Po. David de Gea do të jetë përsëri jashtë formacionit", ishin fjalët e LvG gjatë konferencës së tij.