Përkundër konfrontimit e skenave të dhimbshme, mijëra emigrantë ia kanë dalë ta kalonin kufirin nga Greqia në Maqedoni, pa u penguar fare, pasi një pjesë e forcave maqedonase e kishin braktisur një pjesë të kufirit, për ta përforcuar pikën kryesore të kalimit.
Disa policë ishin aty, por kanë bërë pak në ngadalësimin apo pengimin e kalimit të imigrantëve të dielën.
Kurse, të premten dhe të shtunën, gjatë gjithë natës kishte shi, duke ua vështirësuar edhe më shumë jetën refugjatëve, të cilët për synim e kanë kalimin në Serbi, Hungari, e më pas në shtetet e Bashkimit Evropian.
Midis skenave të mjerimit, mijëra emigrantë, shumica prej tyre të ikur nga lufta e Sirisë dhe të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme - kanë mbetur të bllokuar në tokën e askujt, midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Pavarësisht që në mesin e tyre kishte gra shtatzëna dhe fëmijë, forcat maqedonase, nuk hezituan që të përdornin edhe gaz lotsjellës.
“Më mirë të vdes në atdheun tim nga bombat, sesa në tokën e askujt si kafshë”, ka thënë një emigrantë sirian.