/ / Kosova dhe Serbia pajtohen për Asociacionin

Kosova dhe Serbia pajtohen për Asociacionin

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në Bruksel, janë pajtuar për shumicën e pikave sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.
Mësohet se mosmarrëveshja më e madhe për formimin e Asociacionit është tejkaluar.
Ajo ka qenë se pala serbe, ka kërkuar që Asociacioni i Komunave Serbe të mbajë zgjedhje të veçanta në Kosovë. Por kjo pikë, nuk ka kaluar.
Pala kosovare ka kërkuar që Asociacioni të ketë delegatë dhe jo të garojë në zgjedhje si organizëm i veçantë.
Pala serbe, gjithashtu ka kërkuar që pasuritë e Kosovës të njihen si “pasuri nën juridiksionin e Kosovës” dhe jo si pronë e Kosovës.
Mirëpo, sipas raporteve, palët janë pajtuar edhe në këtë pikë, që pasuritë e Kosovës të njihen si pronë e Kosovës, për çfarë ka insistuar Prishtina.
Si përfundim, ka mbetur që këto pasuri të definohen dhe llogariten, në secilin aspekt, si “pronë e Kosovës”, e jo si “pasuri në juridiksion të Kosovës”.
Detajet e vogla që kanë mbetur në lidhje me këto dy çështje, por edhe pikat tjera pritet të rregullohen deri nesër, kur edhe është paraparë të nënshkruhen marrëveshjet në nivel kryeministrash.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post