/ / Koshare 1998, Gjykimi në mungesë për grupin “Kobra” që gjendet edhe një Preshevar

Koshare 1998, Gjykimi në mungesë për grupin “Kobra” që gjendet edhe një Preshevar

Në seancën pregaditore para fillimit të gjykimit kundër 7 pjestarëve të ish Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe grupit “Kobra” që u mbajt në gjykatën e lartë në Nish u vendos që gjykimi të filloj me 24 shtator, ka mësuar presheva.com.
Aktakuza e ngritur në korrik të vitit 2009 gjendet shtatë persona, ku prej tyre 6 janë nga Kosova dhe njëri nga komuna e Preshevës.
Të gjithë të akuzuarit me rreth 30 antarë të tjerë të paidentifikuar të grupit “Kobra” nën komandën e drejtpërdrejt të komandantit të ndjerë Agim Ramadani, në shtator të vitit 1998 në Morinë kanë vendosur mina antitank.
Ata akuzohen edhe për “hedhjen në erë” të pikës kufitare “Kamenica” ku udhëheqësi i patrullës Milan Bundalo është lënduar rëndë dhe ka ndërruar jetë pas dy orësh ndërsa katër ushtarë janë lënduar lehtë. Në helikopterin ushtarak që është dashur të transportoj të lënduarit është hedhur zjarrn nga ana e pjestarëve “Kobra”. © presheva.com

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post