/ / Këtë vit në Preshevë më së shumti mërgimtarë nga Zvicra

Këtë vit në Preshevë më së shumti mërgimtarë nga Zvicra

Edhe Presheva por edhe Bujanoci, por edhe qytetet tjera shqiptare, nga sot do ta përjetojnë një numër më të vogël të mërgimtarëve, meqë shumica e tyre ishin nga Zvicra. 
Dita e hënë për shumicën e mërgimtarëve është ditë pune në disa kantonte, ku edhe fillon viti i ri shkollor, ata duhet të jenë të dielën, në mënyrë që të pushojnë dhe të hënën ta fillojnë punën, ndërsa fëmijët e tyre shkollën. 
Kantoni i Cyrihut e ka të hënën e ardhshme ditë të parë të punës dhe të shkollës, pra vetëm edhe një javë do të ketë disa mërgimtarë, e më pastaj tek-tuk ndonjë. 
Kështu që mërgata i drejtohet kurbetit, duke menduar për atdheun e tyre të dytë. 
E ndoshta shumë bashkëkombës edhe janë lodhur me gjithë këtë ngarkesë nga numri i madh i mërgimtarëve, por nuk ka shtëpi që nuk e ka një mërgimtar në Luginë
Ishte normale, sepse thuajse çdo qytet shqiptar, qoftë në Kosovë, Maqedoni apo Luginë të Preshevës, nuk e ka infrastrukturën që t’i përballojë gjithë këtij numri të automjeteve dhe popullatës, por në të gjitha këto qytete, sipas burimeve tona, nuk kanë pasur asnjë problem që duhet të theksohet. 
Mërgata jonë është mësuar që në vend të pushimeve të jetë në punë dhe ky muaj i mërgatës kaloi, e pritet që të vijnë pushimet dimërore, që të vijë një numër i kufizuar prej tyre.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post