/ / Kapiteni Yne refuzon skuadren e madhe Greke

Kapiteni Yne refuzon skuadren e madhe Greke

Lorik Cana ka refuzuar një oferte nga kampionët e Greqisë, Olympiacos.

Vazhdon të mbetet e panjohur e ardhmja e Lorik Canës, i cili prej kohësh është në bisedime me shumë klube, por ende nuk ka vendosur.
Kapiteni i kombëtares shqiptare ka edhe një vit kontratë me Lazion, por ka rënë dakord me klubin italian që të largohet falas, në rast se gjen klubin që dëshiron.
Megjithatë, deri tani Cana ka refuzuar disa alternativa, duke preferuar të qëndrojë në Evropë, edhe pse ka marrë oferta joshëse nga kampionati amerikan MLS dhe ka Katari.
Tani Cana ka refuzuar edhe ofertën e Olympiakosit, që në fakt ishte mjaft joshëse.
Kampionët e Greqisë i kanë ofruar një kontratë më të lartë se te Lazio, por vetë Cana ka refuzuar, duke mos preferuar kampionatin grek për shumë arsye.
Në këtë mënyrë, nuk përjashtohet mundësia që qendërmbrojtësi ynë të vazhdojë të luajë te Lazio, edhe pse janë 4 qendërmbrojtës të tjerë në skuadër. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post