Në të gjitha rrugët në Sërbi sot pritet një intensitet i madh në trafik si dhe në pikat kufitare për arsye të fillimit të fundjavës dhe numrit të madh të bashkatdhetarëve qe po kthehen në vendet e tyre evropiane, njofton Kjo është Presheva Jone.
Koha në kalimet kufitare nuk është ende e saktë ajo mund të shkojë nga 1 orë deri në 6 orë pritje, për shak të sezonit turistik.
Në pikat kufitare në dalje të Serbisë "Batrovci" dhe "Horgos" pritja është me orë të gjata, ndërsa hyrja në Serbi rreth 60 minuta.
Pika kufitare me Bullgarin "Gradina" për të hyrë në Serbi pritet rreth 40 minuta.
Nga ana tjetër pritjet fillojnë nga 15 deri 30 minuta.
Në pikën kufitare "Gostun" me Malin e zi, dalja nga Serbia është rreth 50 minuta.
Shoqata e automjeteve të Serbisë këshillon udhëtarët që shkojnë në Kroaci të përdorin kalimin "Sid" "Sot" dhe "Backa Palanka" kjo vlen edhe për ata që udhëtojnë për në Hungari dhe Kalbi dhe Breg, transmeton Kjo eshte Presheva Jone.