/ / Gold Ag: Ja pse shpërndava dhe më pas e hoqa këngën e Unikkatilit

Gold Ag: Ja pse shpërndava dhe më pas e hoqa këngën e Unikkatilit

“Për qato” titullohet projekti më i fundit i reperit Unikkatil, i cili shkaktoi polemika të mëdha, për shkak të tekstit që përmban.
Pas tre viteve pauzë, Viktori u rikthye duke përfshirë një pjesë të madhe të reperëve në këngën e tij.
Njëri nga ata, për të cilin u tha se iu kushtua një pjesë, ishte reperi Gold Ag, i cili për Telegrafin mohoi se në këngën e re të Viktorit ka ndonjë pjesë kundër tij.
“Këngët gjithmonë ua kam shpërnda krejtve që i kam respektu. Unë nuk e ndi veten të ofenduar në asnjë pjesë, sepse te asnjë këngë e imja nuk e shaj Vucicin. Ka pshtu deri tash ai, por sido që të jetë, nuk pres me më sha dikush që e ka derën hapur te unë e që nuk e kam sha asnjëherë në asnjë mënyrë. Ata që përfolin kanë dëshirë me nxitë urrejtje mes neve më shumë se sa që mu më thojnë”, tha reperi për Telegrafin, duke shtuar se ai nuk ka urrejtje me asnjë reper.
“Ka një vit që e kam thënë që nuk e shaj më asnjë reper, e aq më pak dikënd që e kam respektu e më ka respektu. Diss për mu nuk është, le të jetë për kënd të dojë, por për mua nuk është”, u shpreh tutje Ariani duke treguar edhe arsyen se pse e hoqi këngën vetëm pak kohë pasi e shpërndau në profilin e tij.
“Nuk e hoqa për arsye që u përfolën, por fansat e muzikës time filluan të shahen me fansat e reperëve të tjerë dhe vendosa me e heq, se unë nuk jam ai që ia don të keqen asnjërës palë”, tha për fund Gold Ag, i cili së bashku me reperin Stresi nga Shqipëria, janë të vetmit reper që përkrahën projektin e ri të kolegut të tyre.
Pas bujës së madhe, Viktori përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar fansat e tij se tani e tutje do të publikojë këngë më shpesh.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post