/ / Familja shqiptare fiton 1.6 milionë euro dëmshpërblim në Itali

Familja shqiptare fiton 1.6 milionë euro dëmshpërblim në Itali

Një familje shqiptare ka përfituar 1.6 milionë euro dëmshpërblim, pasi dy pjesëtarë të saj u vranë brenda një salle gjyqi në tetor të vitit 2007, në Rexho Emilia.
Vendimi i referohet sulmit me armë zjarri që Çlirim Fejzo i bëri gruas së ndarë, Vjosa Demçolli, 37-vjeçe, dhe ndaj vëllait të saj Arjan Demçolli, 32 vjeç.
Këtë Fejzo e ka bërë në sy të vajzave të tyre 12 dhe 16 vjeçe.
Arjan Demçolli u qëllua për vdekje në vend nga Policia, ndërsa Vjosa Demçolli ndërroi jetë në spital.
Policia qëlloi për vdekje Çlirim Fejzon. Vendimi i Gjykatës thotë se Ministria e Drejtësisë dështoi në ofrimin e sigurisë së nevojshme.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post