Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se ai duhet të fajësohet për humbjen shokuese 4:0 nga Athletico Bilbao, mbrëmjen e kaluar.
Katalanasit kishin vetëm tre ditë pushim, pasi luajtën në Superkupën e Evropës 120 minuta ndaj Sevillës. ''Më duhej të bëja disa ndryshime sepse kishim tre ditë për t'u kthyer. Unë marrë përsipër fajin për humbjen''.
''Orari na dëmtoi, pasi sapo u kthyem nga një udhëtim në Gjeorgji, por kjo nuk është koha për të kërkuar justifikime. Kalendari është ai që është'', potencoi trejnaeri Blaugranas.