/ / Dorëzohet në polici shtetasi i Shqipërisë që goditi me veturë turistët në Budvë

Dorëzohet në polici shtetasi i Shqipërisë që goditi me veturë turistët në Budvë


Një shtetas i Shqipërisë me inicialet M.L. (33) i cili, të mërkurën kishte goditur me veturë një grup prej pesë turistëve në qendër të Budvës së Malit të Zi, është dorëzuar në policinë malazeze.
Siç bën të ditur e përditshmja serbe “Blic”, bëhet fjalë për një persona (mashkull) i cili ishte i njohur për policinë e rajonit.Duke u thirrur në mundësinë që i njëjti të arratiset, atij i është caktuar një masë paraburgimi prej 30 ditëve.
Aksidenti kishte ndodhur të mërkurën kur ky shtetas i Shqipërisë gjatë ngasjes së veturës (Porsche Kayan) në rrugën kryesore të Budvës, kishte goditur një grup turistësh serbë, të cilët po ktheheshin nga plazhi.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post