/ / City, gati shifra rekord për De Bruyne

City, gati shifra rekord për De Bruyne

Drejtuesit e City do të takohen ditën e sotme me ata të Wolfsburgut dhe do të zyrtarizojnë ofertën prej 69 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Kevin de Bruyne. Lajmi është bërë i ditur nga portali “Goal.com”.

City është munduar ta marrë De Bruyne gjatë verës, me Wolfsburg që ka rezistuar me synimin për të marrë një shumë të madhe për mesfushorin që është shpallur lojtari i vitit në Bundesligë sezonin e kaluar.
Kështu, pasi kanë blerë Raheem Sterling për 68 milionë euro nga Liverpool në korrik, kryesuesit e Premier League janë gati të thyejnë rekordin e blerjes më të shtrenjtë për herën e dytë në këtë afat kalimtar veror .
Pasi kanë hezituar fillimisht të kalojnë kuotën e 69 milionë eurove, “Citizens” tani mund ta kalojnë këtë shifër duke përfshirë disa bonuse që do të kenë lidhje me paraqitjet e lojtarit, siç ka ndodhur me Sterling, dhe besojnë se marrëveshja mund të arrihet në orët e vazhdim.
City është gjithashtu shumë afër zyrtarizimit të qendërmbrojtësit të Valencias Nicolas Otamendi, për të cilin kanë shpenzuar 45 milionë euro, me lojtarin që ka zhvilluar sot vizitat mjekësore. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post