/ / Vuçiq nën ethe: Merkel do të na sjellë fjalë të rënda për Kosovën

Vuçiq nën ethe: Merkel do të na sjellë fjalë të rënda për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nga kancelarja gjermane, Angela Merkal me rastin e vizitës në Beograd më 8 korrik pret fjalë të rënda për Kosovën dhe disa tema tjera, por edhe “fjalët më të mira të mundshme për reformat serbe dhe ekonominë”.
Kryeministri serb për Tv Pink ka thënë se ky është rezultat i faktit se Serbia ka arritur që ta rikuperojë paraqitjen dhe mentalitetin e saj prej humbësit dhe këtë ta kthejë në reforma ekonomike, transmeton Indeksonline.
“Mendoj se është koha që të merremi me jetën, duhet ta respektojmë traditën dhe të kaluarën, por është koha që t’i kthehemi punës, që t’i festojmë fitoret, e jo vetëm humbjet”, ka thënë Vuçiq. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post