/ / Serbja që përçau deputetet e Kosovës

Serbja që përçau deputetet e Kosovës

Një fjalë e deputetes serbe, ka ndikuar në shpartallimin e grupit të grave deputete të Kuvendit të Kosovës.
Maria Obratoviq, qe shprehur e tensionuar që kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë përshëndetjes e kishte përmendur fjalën “Republikë”, duke e thyer kështu një marrëveshje që ajo e kishte bërë me deputetet e Kosovës.
Ajo e pati përfunduar fjalimin në Kuvendin e Kosovës, pa u përcjell me kundërshtimin e asnjë deputeteje vendëse.
Tash kur Obratoviq është në Beograd, gratë deputete mohojnë se kanë bërë kompromis me fjalën “republikë”.
Mirëpo, kjo nuk e ndryshon gjendjen që është krijuar pas fjalimit të deputetes serbe.
Deputetet e Vetëvendosjes tashmë kanë vendosur të mos jenë më pjesë e këtij grupi.
Edhe Vjosa Osmani dhe Alma Lama nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr dorë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post