/ / Pllaka memoriale e Xhandarmërisë hiqet nga fshati Lluçan

Pllaka memoriale e Xhandarmërisë hiqet nga fshati Lluçan

Në orët paraditës së të shtunës pjesëtarët e Xhandarmërisë së Republikës së Serbisë kanë hequr pllakën memoriale me formën e kryqit dhe hartën e Serbisë mbi fshatin shqiptar të Komunës së Bujanocit, Lluçanin.
Siç ka mësuar portali informativ Titulli.com, pllaka memoriale me emrat e pjesëtarëve të policisë dhe njësisë speciale të rënë në këtë rajon, gjatë konfliktit të armatosur me UÇPMB-në, do të mbetet në Komunë të Bujanocit, por në një fshat tjetër të banuar me serb.
Pjesëtarët e kësaj njësie me ndihmën e ekskavatorëve dhe kamionëve kanë hequr pllakën dhe materialet tjera, duke i transportuar drejt lokacionit të ri.
Pllaka përkujtimore mbi fshatin Lluçan ishte vendosur në vitin 2012-të. Kjo pllakë ishte kundërshtuar nga banorët e këtij vendbanimi, përderisa edhe spektri politik shqiptar kishte kërkuar heqjen e saj.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post