/ / Nisi plaçkitja e kurbetçarëve në pikat pagesore në Maqedoni!

Nisi plaçkitja e kurbetçarëve në pikat pagesore në Maqedoni!

Kurbetçarët shqiptarë të cilët kanë filluar të vijnë në vendlindje nga shtetet e ndryshme të Evropës kanë hasur në “plaçkitje” në pikat pagesore në Maqedoni. Ata paguajnë çmim ekstra më të lartë nëse nuk kanë denarë me vete.
Bajram Islami i cili ka ardhur nga Zvicra po flet për fakte shqetësuese se si ata po plaçkiten në pikat pagesore të Maqedonisë.
“Udhëtimi im ishte i rëndë, kaluam shumë shtete, prej Zvicrës deri në Serbi. Por, me të hyrë në Maqedoni nga vendkalimi kufitar Tabanoc u kyçëm në austostradë dhe arritëm në pikën pagesore. Në tabelë shkruante se çmimi është 60 denarë por mua më morën 1,5 euro. Nuk është këtu se ne jemi koprrac për para por si është e mundur që dallimi mes dy valutave të jetë 50 cent më tepër. Kjo është një plaçkitje e vërtetë”, theksoi Bajram islami.
Sipas tij, kjo situatë është e patolerueshme sidomos në periudhën e verës kur shumica e kurbetçarëve janë shqiptarë dhe qëllimisht plaçkiten.
“Shërbimi duhet të paguhet, por jo në këtë mënyrë ku njëri paguan 1 euro e tjetri 1,5 euro”, theksoi mes tjerash Islami.
Një inkasator që punon në pikën pagesore të Kumanovës nëse gjatë ditës kalojnë 100 vetura të cilët paguajnë me euro në qoftë se janë vetura për 100 vetura ata inkasojnë 150 euro. Kjo nënkupton se inkasatori ka marrë 50 euro më tepër nga ajo që parashihet me ligj dhe rregullore të agjencisë për rrugë. 
“Zhurnal” shpreh dyshime se inkasatorët mundet që nga xhepi i tyre të paguajnë faturat por nga ana tjetër të fusin eurot në xhep me çka një ditë inkasatori fiton nga 50 cent nga çdo veturë e mërgimtarit.
Meqë valuta e Maqedonisë është denari parashtrohet pyetja pse pikat pagesore sidomos ato në afërsi të vendkalimeve kufitare nuk kanë këmbimore ku udhëtarët do të mund të bëjnë këmbimin e parave. 
Ndryshe, vala e kurbetçarëve shqiptarë nga Evropa ka nisur për në Maqedoni, për të kaluar çastet e Ramazanit me familjarët e tyre dhe për të pritur festën e Bajramit.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post