/ / Nëse nuk shkoni rregullisht në shkollë, humbni të drejtën e shtesave fëmijërore!

Nëse nuk shkoni rregullisht në shkollë, humbni të drejtën e shtesave fëmijërore!

Ndryshimet në Ligjit për Mbështetje Finansiare priten deri në fund të vitit. Përveç gjendjes pronësore, kriter për ndihmë është edhe prezenca e rregulltë gjatë shkollimit. Fëmija i cili nuk është rregullisht në shkollë dhe mungon në mësim pa arsyetim të duhur do të humb të drejtën për shtesat e fëmije.
Kjo është njëra ndër të rejat e cila është  e paraparë në Ligjin për mbështetje finansiare për familjet, i cili deri në fund të muajit do të gjendet në procedurën parlamentare. Ndryshimet e kësaj rregulloreje nënkuptojm obligimet e fëmijëve por edhe të prindërve, si dhe ndihmën dhe përkujdesin e personave të tjerë, transmeton Titulli.com.
Këtë e ka deklaruar Alleksandar Vulin, ministri për punë, duke theksuar se kjo është një lloj shpërblimi për prindërin për rritjen e fëmijës së mirë. Kështu që kriterium kryesor do të jetë, përveç cenzusit pronësor, rregullsia e shkollimit sepse shtesat për fëmijë nuk janë kategori sociale, por masë për mbështetjen e politikës së popullimit.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post