Kryetari i Asambles komunale, njëherit kryetarë i këshillit Kombëtarë Shqipëtarë Junuz Musliu, tha se, largimi i pllakës me emrat e policëve serb të vrarë gjatë kohës së UÇPMB-së, është një gjë pozitive për ne, por duhet që qeveria serbe ta kthej në vendin e vetë Lapidarin në Preshevë.
Musliu mes tjerash tha se, “ky është një presion që kanë bërë Liderët politik të Luginës në Qeverin e Serbis, ku në çdo takim që kanë patur së bashku, është kërkuar një gjë e tillë, sepse ai lapidar nuk e ka patur vendin aty, pasi aty nuk ka patur viktima, dëshmorët dhe krimi duhet të dallohen dhe është mirë të dihet se për kë duhet të ngritet Lapidari” Sipas kryetarit të KKSH-së, nga kjo pikë ku ka qenë i vendosur lapidari tanimë i hequr, ka qenë i formum një trekëndësh, baza cepotin, baza mbi fshatin Turi dhe kjo mbi fshatin Lluçan, ku xhandermëria dhe ushtria Serbe kanë vëzhguar rrugët dhe gjithcka për rreth këtij teritori tha Musliu.