Jonuz Musliu, për disa muaj me radhë nuk merë pagë mujore në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Musliu, kryetar i KKSH-së, që nga muaji prill i këtij viti ka hequr dorë nga paga në këtë institucion.
Ai këtë e ka konfirmuar në intervistën për portali informativ Titulli.com, ku duke folur për buxhetin, i cili është i ulët në KKSH dhe se shpenzimet mujore janë të mëdha, ka thënë se për disa muaj në këtë institucion nuk është duke marrë pagë.
Këtë vendim Musliu e mori pas raportimeve të mediave në muajin maj-prill, se ai dhe kryetarët e komunave në Luginë e kanë pagën më të madhe se të kryetarit të Serbisë.
Përndryshe, Jonuz Musliu ushtron edhe detyrën e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ku sipas raportimeve të mëhershme, për këtë post merr pagë rreth 98.000 dinarë (812 euro) në muaj./Titulli.com/