/ / Modernizohen dasmat në Preshevë, në vend të armëve përdorin fishekzjarre

Modernizohen dasmat në Preshevë, në vend të armëve përdorin fishekzjarre

Dasmat e atyre që jetojnë jashta vendit por edhe të atyre që jetojnë këtu në qytetin e Preshevës këtë vit kanë marrë një formë të re.
Preshevarët po festojne ahengjet e tyre me fishekzjarre, kohët e fundit gjërat janë modernizuar dhe në dasma në vend të breshërive të plumbave kemi breshëri fishekzjarresh.
Vlen të theksohet se ka edhe nga ata që ende vazhdojne me të vjetrën duke festuar me armë dhe sipas burimeve të Kjo eshte Presheva Jone ende regjistrohen të shtëna gjatë dasmave.

Deri më tash asnjë rast nuk është paraqitur në polici, për arsye se fqinjët ose personat të cilët i ndëgjojnë të shtënat shumë rrallë i raportojnë rastet në polici. Në shumicën e rasteve kur policia arrinë për të inspektuar rastin të gjithë i kaplon heshtja, duke aluduar se nuk kanë parë ose ndëgjuar asgjë. 
Dasmorët në shumicën e rasteve gjuajnë me armë dhe menjëher i mbledhin gëzhojat e plumbave që të mos mbetet asnjë lloj dëshmie për policinë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post