Është koha e verës, koha kur bashkatdhetarët tanë që punojnë e jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës e më larg deri në Amerikë, kthehen në vendlindjen e tyre për t’u ç’mallur me familjarët e tyre dhe për të pushuar, ngase shumica prej tyre përveç se dëgjohen në telefon dhe nëpërmjet rrjeteve të shumta sociale, nuk janë afër me familjarët e tyre gati një vit, pasi punojnë vazhdimisht dhe tani është koha kur kthehen në gjirin e tyre familjar.
Stafi i faqes Kjo eshte Presheva Jone! Ju shpreh mirëseardhje në vendlindjen tuaj.
Me ardhjen tuaj në atdheun tuaj, në vendlindjen tuaj, në vatrat shqiptare, ju sillni gëzim, sillni gjallëri dhe freski... Ju dëshirojmë Mërgimtareve tanë , qëndrim të këndshëm në familjet e tyre të dashura në Luginë të Preshevës.