/ / MERT quhet foshnja që lindi në maternitetin e Preshevës pas 27 viteve

MERT quhet foshnja që lindi në maternitetin e Preshevës pas 27 viteve

Në maternitetin jashtëspitalor të Preshevës, pas 27 viteve ka lindur foshnja e parë, djalë që e quajtën Mert, me peshë 4 kilogram. Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, dr Mitat Sahiti në një deklarim për Presheva.com ka thënë se lindja ka shkuar në mënyrë normale, pa komplikime dhe gjithçka ka shkuar mirë.
“Pas 27 viteve, materniteti në Preshevë ka filluar të punojë, pas rreth një vit e gjysmë, duke faleminderuar ministrinë e shëndetësisë, qeverinë e Serbisë ku janë angazhuar të gjithë, edhe subjeketet politike që të hapet materniteti jashtëspitalor, ku ka filluar të punojë nga 13 korriku i këtij viti” ka thënë dr Sahiti.
Drejtori i shtëpisë së shëndetit ka thënë se tashmë edhe ka lind foshnja e parë pas 27 viteve pauzë.
“Ka lind mashkull, pesha e së cilit është 4 kilogram, vital, ka lind pa kurrfarë problemi dhe komplikimi” ka thënë ai.
Sipas tij, materniteti jashtëspitalor në Preshevë funksionin 24 orë, ku në ndihmë të maternitetit janë edhe 3 mjek specialist nga qendra spitalore Vranjës së bashku me 3 mjekët që punojnë në Preshevë.
Dr Sahiti ka thënë se hapja e maternitetit në Preshevë ka rëndësi të madhe pasi në Preshevë lindin nga 350 deri 400 foshnje në vit, dhe duke ditur faktin se kushtet e rënda ekonomike që mbretërojnë në Luginë të Preshevës, do të ketë më pak harxhime, më afër shtëpisë, si dhe ajo më e rëndësishmja komunikimi në gjuhën amtare ndërmjet pacientëve dhe ekipit mjeksor që do ta drejtojnë lindjen. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post