Qëllimi i ndërtimit të këtij muri, mjaft të çuditshëm dhe që ngjan me një "Mur Berlini" modern, është që të pengohen të hyjnë në Hungari emigrantët nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera.
Gjithashtu, probleme së fundmi ka patur edhe me numrin e madh të emigrantëve nga Kosova.
Një video e realizuar nga ajri përmes një droni dëshmon ndërtimin e murit nga ana e forcave të policisë, personeli i ushtrisë dh strukturat e emigracionit të paligjshëm.