/ / "Karavani i Bereqetit" Iftar i madh në Bujanoc për 2000 besimtarë musliman nga Lugina

"Karavani i Bereqetit" Iftar i madh në Bujanoc për 2000 besimtarë musliman nga Lugina

“Karvani i Bereqetit”, nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufi”, gjatë rrugëtimit nëpër vendet e Ballkanit do të ndaloj edhe në Luginën e Preshevës, përkatësisht në Komunën e Bujanocit. 
Nën organizimin e bashkisë “Bajrampasha” të Stamtbollit dhe në bashkëorganizim me Komunën e Bujanocit do të shtrohet iftar të hënën më 6 korrik për 2000 besimtarë muslimanë të Luginës së Preshevës. Në mesin e shumë të ftuarve dhe besimtarëve në këtë iftar i cili do të shtrohet në Tërnoc që është një ndër fshatrat më të mëdhenjë në Ballkan do të merr pjesë edhe vetë kreu i bashkisë Bajrampasha, Atilla Aydiner, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale, fetare si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Luginë të Preshevës. Në këtë iftarë do të mer pjesë edhe vet ambasadori i Turqis në Beograd shkëlqesia e tij Mehmeta Kemala Bozaya, i cili pjesmarrjen e tij për këtë iftarë ia ka konfirmuar kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit 
Ndërkohë iftari do të përmbaj një program të pasur kulturoro-artistik duke përfshirë edhe tinguj të kulturës Islame dhe asaj turke. “Karvani i Bereqetit” ka vizituar qytetet të ndryshme në Ballkan duke filluar nga Kroacia, Bosnje e Hercegovinë, Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Rrugëtimin do ta vazhdojë edhe në Serbi dhe do të përfundoj në Bullgari.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post