/ / Hungaria aprovon “murin” anti-emigracion në kufi me Serbinë

Hungaria aprovon “murin” anti-emigracion në kufi me Serbinë

Parlamenti hungarez ka aprovuar ligjin e shumë përfolur të përjashtimit të emigrantëve nga vendi. Ligji, i cili ka marrë votat e mazhorancës së qeverisë dhe të ekstremistëve nacionalistë të Jobik, parashikon një procedurë të përshpejtuar të depërtimit nga vendi dhe ndërtimin e një muri me tela me gjemba në kufi me Serbinë.
Ligji, teknikisht një modifikim i normativës ekzistuese mbi emigracionin, kufizon të drejtën e kërkimit të azilit në vendet e BE-së, në përgjigje të numrit rekord të migruesve dhe refugjatëve që kanë mbërritur në vend këtë vit (rreth 67 mijë).
Rregullat e reja, të kritikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të lejojnë autoritetet të mos pranojnë kërkesat për azil, nëse do ta lënë Hungarinë për më shumë se 48 orë pa autorizim.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post