/ / Alternativa: Kryetari Mustafa e dëshmoi paaftësinë, amatorizmin dhe nivelin e ulëtdiplomatik

Alternativa: Kryetari Mustafa e dëshmoi paaftësinë, amatorizmin dhe nivelin e ulëtdiplomatik

Alternativa për Ndryshim cilëson ditën e djeshme, e martë 15.07.2015, sinjë ditë me ngjarje dhe mesazh të qartë për popullatën e Luginës së Preshevës.
Kryeministri Vuçiq, pas ngjarjeve të Srebrenicës dhe shumëdeklaratave dhe spekulimeve paraprake mediale se a do vijë në Preshevë apo jo, e realizoi prezencën e tij „spektakulare mediale“ në formë shumë të shkurtë dhe pa asnjë kontakt me qytetarët e Preshevës, duke i “pastruar” rrugët paraprakisht. Prezenca e tij në Luginë ishte një ngjarje paramisht për t’apërshëndetur dhe një nismë për të ndërtuar marrëdhënie me pushtetin lokal të Preshevës, kurse ende jo me popullin.
jogjë e qartëson faktin se më në fund edhe qeveria e Serbisë u dakordua me rrugëtimin e përbashkët drejtë Bashkimit evropian,gjë e cila është në agjendën e çdo shqiptari në mbarë Ballkanin dhe në veçanti në favor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Edhe pse kësaj radhe vizita ishte modeste dhe panjë agjendë të qartë të punës (jashta “stër-inaugurimit” të Maternitetit tashmë të“hapur” për disa herë), për t’izgjidhurproblemetkonkretetëLuginës,për të cilët edhe vetë qeveria e Serbisë ka përgjegjësi, shpresojmë se Qeveria e Serbisë e cila i njeh fare mirë problemet e Luginës, të trajtojë këto probleme dhe të marrë hapa konkret të zgjidhjes së tyre, edhe atë në të ardhmen e afërt.
Sa i përket nikoqirit të kësaj vizite, i pari i komunës sonë z. Mustafa, e dëshmoi paaftësinë, amatorizmin dhe nivelin e ulëtdiplomatik. Gjë e pritur dhe jo e çuditshme për popullatën tonë.
Ndarja e mirënjohjes (në këtë rast shtrohet pyetja për cilin kontribut konkret të kryeministrit Vuçiq?), pas shumë vitesh të një retorike dhe politike kundërshtuese ndaj Serbisë, duke i motivuar votuesit e partisë së tij me parulla nacionaliste dhe premtime shumëvjeçare për një Shqipëri etnike, ndarja e mirënjohjes (në këtë rast të pamerituar) kryeministrit Vuçiq, i tregon qartë popullatës sonëse politika dështuese dhe kontradiktore e partisë në pushtet nuk ka të ndalur, përkundraziskandalet edhe më tej vazhdojnë.
Heqja e lapidarit, ç’nderimi i dëshmorëve të Luftës së UÇPMB-së në këtë rast, mashtrimi i vazhdueshëm ndaj votuesve të kësaj partie për një Shqipëri etnike, me ditën e djejshme dhe dhënien e mirënjohjes pa nevojë,dëshmon një hipokrizi të qartë, e cila është duke e dëmtuar popullatën tonë duke e mbajtur peng për më shumë se një dekadë.
ALTERNATIVA i bën thirrje popullatës sonë, që tëbraktisin këtë mentalitet që po ua servon partia në pushtet, duke u distancuar dhe bojkotuar një qasje të tillë të standardit të dyfishtë, që të mos mashtrohen më anëtarët dhe votuesit e saj, apo qytetarët në përgjithësi, duke ia shpërblyer interesave tënjëgrupi të vogëltë njerëzve brenda kësaj partie.
MJAFTË MË këtij pushteti, MJAFTË MË këtij mentaliteti kontradiktor politik, MJAFTË MË mashtruesëve politik.
Këtamë nuk janë ALTERNATIVA e së ardhmes sonë!
Preshevë, më 16.07.2015.
Kryesia e Alternativës për Ndryshim
Shqiprim Arifi, kryetar

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post