/ / Zënkë në mes të shqiptarëve, një i vrarë nga Rahovica e dy të plagosur

Zënkë në mes të shqiptarëve, një i vrarë nga Rahovica e dy të plagosur

Siç ka mësuar jozyrtarisht presheva.com, personi që humbi jetën është Shenur Etemi, 27 vjeçar nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës.
Në një zënkë që ka ndodhur në mes të një grupi shqiptarës pas një ndeje (party) në një lokal argëtimi në periferi të Linzit, ka mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur. Krimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është vrarë nga goditjet me thikë, njoftojne mediet austriake si oe24.at, krone.at etj.
Personi i vrarë, siç bën të ditur policia, është një i ri 26 vjeçar ndërsa ende nuk bëhet e ditur prejardhja e tij, transmeton albinfo.ch mediet austriake.
Dy të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë transportuar në spital.Ende nuk është e qartë nëse në konfliktin me thika kishte edhe pjesëmarrës tjerë përveç sulmuesit dhe viktimave.Personi me plagë të rënda ende nuk është në gjendje të flasë ndërsa ai i plagosur më lehtë, një 33 vjeçar tashmë është marrë në pyetje.Vazhdon të mbetet i panjohur si autori ashtu dhe motivi i vrasjes. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post