/ / Të rinjtë preshevar ndihmojë refugjatët me ushqim

Të rinjtë preshevar ndihmojë refugjatët me ushqim

Numri i atyre emigrantëve që po vijnë në qytetin e Preshevës nga shtetet e ndryshme afrikane dhe lindja e afërt gjithnjë është edhe më i madh.
Ata ecin me qindra kilometra këmbë për të arritur në destinacionin e tyre të kërkuar.
Të lodhur, të rraskapitur dhe të uritur është gjendja momentale e tyre.
Ata kanë nevojë për ushqim. Disa të rinjë preshevar, vullnetar, me paratë e tyre nga xhepi kanë pregaditur ushqim për rreth 200 persona dhe i kanë shpërndarë ato dhe për ti ndihmuar emigrantët.
“Kjo është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë për ti ndihmuar ata. Ne kemi mbledhur të holla dhe i kemi sjellë ushqim atyre” ka thënë njëri nga këta djem për presheva.com që nuk duan t’i përmendet as emri dhe duan që të mbeten anonim.
“Apelojmë tek të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë ata me sado pak ushqim që kanë mundësi” tha tjetri.
Numri i atyre refugjatë është gjithnjë e në rrritje, ndërsa për ta kujdeset kryqi i kuq.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post