Filmi me skenar dhe regji të aktorit dhe regjisorit Enver Halimi synon të sjellë një vizion më të qartë mbi agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Ndikimi i agjërimit në sfera të ndryshme të jetës së përditshme është tematika me të cilën është zhvilluar filmi.
Ai trajton sfidat me të cilat ballafaqohet një agjërues gjatë ditës së punës, ushtrimeve në futboll e sprovave shëndetësore.
Premiera e Filmit do të jepet në dy qendrat e Luginës së Preshevës.
Në Preshevë premiera e filmit do të jepet të premten më 12 qershor në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”
Në Bujanoc premiera e filmit do të jepet të shtunën më 13 qershor në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës.
Ky film është prodhuar nga shoqata kulturore Dituria e cila shtrinë aktivitetin e saj në qytetin e Preshevës dhe Bujanocit.