Muslimanët në disa pjese te Evropes (veriu polar), duhet të agjërojnë më shumë se 21 orë, dhe kjo paraqet një periudhë mjaft të gjatë.
Në qytetin Lulea të Suedisë, të dy kohët e ngrënies (iftari dhe syfyri) bëhen në dritën e ditës, në qytetin ku dielli nuk largohet fare gjatë verës.
Nga 75.000 banorë sa ka ky qytet, ka shumë muslimanë nga Turqia, Afganistani, Pakistani, Irani, Iraku, Siria dhe Tunizia, dhe agjërimi i Ramazanit është me kohëzgjatjen më të madhe për këta besimtarë.
Iftari pa perëndimit të diellit
Në këtë qytet, koha e iftarit shënohet në orën 23:50, akorduar me iftarin sipas kohës lokale në Turqi, ndërsa syfyri mbaron në orën 02:37. Pra, janë vetëm tre orë në mes iftarit dhe syfyrit.
Fatma Bora dhe Tulai Imdat, dy myslimane të cilët jetojnë në Lulea, thanë se nuk ishte e vështirë të agjërohet pasi nuk mbante mot shumë i nxehtë. E vecanta tjetër në këtë qytet është se pikërisht këtu është xhamia më veriore në botë.