/ / Javën e ardhshme kufiri në Preshevë do të patrullohet nga policë hungarez dhe austriakë

Javën e ardhshme kufiri në Preshevë do të patrullohet nga policë hungarez dhe austriakë

Nga java që vjen kufiri i Serbisë me Maqedoninë do të patrullohet nga patrulla të përbashkëta të policisë serbe, hungareze dhe austriake.
Kështu u bë e ditur sot pas një takimi që u zhvillua ndërmjet Drejtorëve të Policisë së Serbisë dhe Hungarisë Miloraq Veljoviq respektivisht Karolj Pap.
Ata u morën vesh që nga java e ardhshme patrullat e përbashkëta të policisë serbe, hungareze dhe austriake të patrullojnë përgjatë kufirit me Maqedoninë.
“Në kufirin e Serbisë me Maqedoninë, nga e hëna, me oficerët e policisë serbe do të jenë të pranishëm, dhe 20 kolegë nga Hungaria me katër automjete me kamerat më të reja të imazhit termik”, tha Veljoviq pas takimit me homologun e tij hungarez, Pap, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Ai tha se në kufi me Maqedoninë dhe Bullgarinë çdo ditë rreth 1.000 njerëz dëshirojnë të hynë në territorin e Serbisë, dhe pastaj të vazhdojë përmes Hungarisë në BE, thuhet në kumtesën e MPB të Serbisë, transmeton Titulli.com.
“Ky është një problem tejet serioz, dhe nga e hëna ekipet tona do të patrullojnë në këtë pjesë së bashku me kolegët nga Austria, ndoshta edhe nga Gjermania”, tha Veljoviq.
Drejtorët e policisë së Serbisë dhe Hungarisë, konstatuan se emigrantët e parregullt nuk janë problem i vetëm i Serbisë dhe Hungarisë, por i të gjithë Evropës.
Takimi i Drejtorëve policisë së dy vendeve u iniciua nga ministrat përkatës. Veljoviç dhe Pap kanë diskutuar edhe për krijimin e ekipeve të përbashkëta për të luftuar krimin, në të cilat përpos policëve hungarezë, gjermanë dhe austriakë, do të jenë edhe policë nga Serbia.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post