“Në shtëpinë tënde” titullohet projekti më i ri i reperit Gold Ag,të cilin e solli ditën e djeshme të realizuar me videoklip.
Kjo këngë e cila i kushtohet fesë islame dhe muajit të Ramazanit është mirëpritur mjaft mirë nga publiku.
Reperi i cili do të agjëroje Ramazanin ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të ndërpresë të gjitha aktivitetet muzikore,përfshirë koncertet dhe realizimin e këngëve të reja.
Madje reperi gjatë kësaj kohe nuk do të jetë aktiv as në rrjetet sociale.