/ / Në Luginë nuk do të ketë regjistrim, por vlerësim të popullatës

Në Luginë nuk do të ketë regjistrim, por vlerësim të popullatës

Nën organizimin e Ministres për administrat shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udovicki në ndërtësën e Qeverisë së Sërbisë sot është zhvilluar një takim i përbashkët mes përfaqësuesve të Qeverisë së Sërbisë, ndërkombëtarëve dhe përfaqësuesve të pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Në këtë takim në parim palët janë dakorduar për vlerësimin e numrit të popullatës nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët do ta bëjnë në këto tri komuna. Javën e ardhshme me dakordim të palëve në Preshevë dhe Bujanoc do të qëndrojnë tre ekspertë të cilët do të zhvillojnë takime me përfaqësues të pushteteve lokale për vlerësimin e popullatës në bazë të dokumenteve. Ekspertët ndërkombëtarë do të jenë nga OSBE, Bashkimi Evropian dhe njëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komunën e Bujanocit e kanë prezentuar kryetari i komunës Nagip Arifi, ai i KK njëherit kryetar i KKSH-së Jonuz Musliusi dhe kryeshefi i administratës lokale Nasim Rexhepi si dhe përfaqësuesit e serbëve lokal, ngjashëm është prezentuar edhe komuna e Preshevës sikurse edhe administrata lokale e Medvegjës dhe deputetet shqiptarë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si dhe deputeti serb Nenad Mitrovic. Pala ndërkombëtare është përfaqësuar nga OSBE, SHBA, Britania e Madhe, dhe Bashkimi Evropian.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post