/ / Medvegjasit: Halimi na la në baltë, në Medvegjë më nuk ka elektorat

Medvegjasit: Halimi na la në baltë, në Medvegjë më nuk ka elektorat

Vetëm një ditë pasi që Qeveria e Sërbisë ka pru vendimin për shpartallimin e Kuvendit komunal të Medvegjës dhe ka emruar anëtarët e kryesisë së organit të përkohshëm të komunës, në opinion kanë dalë informacione rreth pakënaqësisë së madhe të popullatës shqiptare për shkak të lojrave të shumfishta të kryetarit të PVD-së Riza Halimit, ku në bazë të këtyre lojrave në organin e përkohshëm lokal prap është emruar militanti i dëgjueshëm i Halimit.
Sipas deklaratave të përfaqësuesve të shqiptarëve në komunën e Medvegjës, pas rënies së pushtetit lokal në këtë komunë që ka ardhur si pasojë e përcarjeve në degën e PVD-së në Medvegjë, Halimi duke keqpërdorur kanalet e caktuara në Qeverinë e Sërbisë, (sipas gjitha gjasave përmes Trupit koordinues), ka arritur që të në organin e përkohshëm ta fus edhe një partiak të ndëgjueshëm, dhe në këtë mënyrë ti realizojë interesat e tij personale dhe interesat e personave rreth tij, por jo edhe interesat e popullatës shqiptare, shkruan E-novine. Sipas deklaratave të cilat i përcjedh E-novine, nga shqiptarët e kësaj komune, pasi që dega e PVD-së në këtë komunë e ka dërguar propozimin e kandidatit të vetë në Beograd për organ të përkohshëm politologun e diplomuar Arben Feratin, në tërë këtë tregim është futur Halimi personalisht dhe nëpërmjet lidhjeve të tij ka bërë që në vend të Feratit të emrohet Kadri Hiseni, vendim i cili ka qenë në kundërshtim me vendimin e degës së PVD-së dhe vet kryetarit të degës Fehmi Behës. Përfaqësuesit e kësaj komune i kanë thënë E-novine se Halimi në komunën e Medvegjës pas këtij gjesti skandaloz ka mbetur pa elektorat, dhe me intervenimin e fundit të Halimit i cili ka qenë në kundërshtim me vendimin e kryesisë së degës, PVD në Medvegjë, është me gjysëm këmbe mbi idhe. Personi i cili ka dashur të mbes anonim për shkaqe sigurie i ka thënë E-novine se, “Është poshtërues fakti se Halimi edhe përkundër vendimit të kolegëve partiak në Medvegjë, kry ne vete e ka emruar një person me tri shkallë të përgaditjes profesionale, i cili me profesion është mehanik, duke lënë anash një person të diplomuar sikur Arben Feratin, dhe kështu Halimi me këtë vendim e ka ulur poshtë intelektualizmin e shqiptarëve në tërësi në Luginë të Preshevës” I njejti person ka deklaruar se, “Ajo që është me e keqe, është fakti se me qëndrimet e fundit  Beogradi dëshironë që të vazhdojë me përvojën e vjetër, kur ka menduar që kërkesat dhe interesat e popullatës shqiptare ti zgjidh përmes të ashtuquajturve “përfaqësuesve lojal” të shqiptarëve, përpos Sejd Bajramovicit, ku të gjithëve iu është e njohur se si ka qenë fundi i asaj politike. Akoma ka mbetur e panjohur se, a ka kuptuar Riza Halimi se në komunën e Medvegjës më nuk e ka përkrahjen e bashkombasve të vet, qka do të vërtetohet edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme, të cilat shpresojmë që të mbahen sa më parë” Të përkujtojmë se koalicioni udhëheqës i deritanishëm në Medvegjë pjesë e të cilit ka qenë edhe fraksioni besnik i Riza Halimit, ka mbetur në kujtesën e shumë qytetarëve për shumë parregullsi dhe shkelje të të drejtave të shqiptarëve si dhe plackitjes pafund të popullatës lokale dhe pasuris natyrore, në këtë komunë, shkruan E-novine.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post