/ / Luginën e Preshevës, B92 e fut në Kosovë

Luginën e Preshevës, B92 e fut në Kosovë

Agjencia serbe e lajmeve B92, sot, duke raportuar për situatën në Preshevë e në Bujanoc, këto rajon me shumicë shqiptare i kategorizon në rubrikën e Kosovës.
Sigurisht që ky është gabim i padëshiruar i këtij portali, transmeton Koha.net, sado që historikisht dihet se Lugina e Preshevës ishte shkëputur nga Kosova për shkaqe politike në vite e 50-ta të shekullit të shkuar me qëllim që zvogëlohej struktura kombëtare -shqiptare- në Kosovë.
Kjo agjenci, duke raportuar për vizitën e avokatit të popullit nga Serbia, Sasha Jankoviq, në Luginën Preshevës, thotë se në këtë rajon nuk ka shenja shtimi të tensioneve pas ngjarjeve në Kumanovë.
Ombudspersoni serb me këtë rast është takuar me zyrtarë shqiptarë e serbë të kësaj ane.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post