Erdhi vera dhe doni të dini se cilat mund të jenë vendet më interesantë për të vizituar?
Po iu japim një ndihmë të vogël lidhur me plazhin që konsiderohet më i bukuri në kontinentin e vjetër.
“Jaz Beach” në Malin e Zi ka kryesuar listën e plazheve më piktoreske për vitin 2015.
Ai ka lënë pas disa nga plazhet më të bukura të Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë.
Plazhi Jaz lavdërohet për madhësinë e tij, kulturën lokale në Budva dhe festivalin veror të muzikës që tashmë është kthyer në traditë.