Andres Iniesta është shpallur lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i barcelonës, Andres Iniesta ëshët shpallur MVP i ndeshjes finale të Ligës së kampionëve kundër Juventusit.
Iniesta në këtë ndeshje nuk shënoi ndonjë gol, por ishte vendimtar te goli i parë dhe ishte i jashtëzakonshëm në mesfushë dhe në ndërtimin e aksioneve.
Kujtojmë se Barcelona mposhti 3:1 Juventusin në finale, me golat e Rakitic, Suarez dhe Neymar, ndërsa golin e vetëm për Juventusin e shënoi Morata.