/ / Gjeneral Stojanoviq: Terroristat po pregadisin sulme gjatë verës në Kosovë dhe Luginë të Preshevës

Gjeneral Stojanoviq: Terroristat po pregadisin sulme gjatë verës në Kosovë dhe Luginë të Preshevës

Terroristët nga Kosova po planifikojnë që deri në shtator të kryejnë disa sulme në Luginë të Preshevës dhe në veri të Kosovës, tri prej të cilave janë planifikuar të kryhen nga 25 deri 28 qershor, për festën e “Vidovdan”, ka thënë gjenerali Momir Stojanoviq, njeriu i parë i VBA dhe president aktual në këshillin e parlamentit serb për kontroll të shërbimit të sigurisë.
“Kreatorët e këtyre sulmeve janë të vetëdijshëm që dotë komplikojnë situatën e sigurisë. Qëllimi i tyre para së gjithash është që ti eliminojnë disa persona që mund të jenë dëshmitar kyç për ish pjestarët e UÇK para gjyqit special për krime të luftës që do të formohet në Kosovë.Duke patur parasysh se ky gjyq është paralamëruar të formohet në shtator, terroristat kanë për detyrë që deri atherë ti elimojnë dëshmitarët” ka thënë Stojanoviq, transmeton presheva.com.
Ai shton se sulmet terroriste mund të ndodhin gjatë verës.
“Më preciz mund të them se tri aksione janë vetëm se planifikuar prej 25 deri 28 qershor për Vidovdan” thotë ai.
Në pyetjen se prej nga i ka marrë ai këto informacione dhe a ka leje që ti thotë publikisht, gjenerali ka thënë: “Informacionet i kam marrë nga burimet e shërbimeve që nuk mund ti zbuloj. Leja? Prej kujd duhe të kërkoj leje që ti publikoj? Mua kjo nuk më duhet”.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post