/ / A dështoi protesta e PVD-së në Preshevë?

A dështoi protesta e PVD-së në Preshevë?

Pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të degës së PVD–së për komunë të Preshevës u mor vendim që të mbahet protestë për masat e dhunshme që po i përgadit Kuvendi Komunal i Preshevës ndaj shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi“ dhe shkollës fillore “Migjeni” për seancën e ditës së hënë.
Protesta e paralajmëruar u mbajt në orën 12:00 para kuvendit komual, mirëpo një numër i vogël iu bashkangjitën kësaj proteste, edhe pse ishin të ftuar arsimtarë, prindër dhe shumë qytetarë.

Ata pak protestues që ishin mbanin në duar panfletat me mbishkrime:
Mos nxitni urrejtjen në shkolla, të njihen diplomat universitare, shkolla nuk do dhunë do punë etj.
Sipas PVD-së me procedura antiligjore kuvendi komunal dëshiron të ndërroj këshillat drejtuese dhe drejtorët në këto shkolla.
Pas tubimit protestues do të fillojë të nënshkruhet peticioni për zgjidhjen e problemeve të rënda arsimore në Luginë të Preshevës.


about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post