Squish, është një djalosh 7 vjeçar, i cili ka arritur që të thyejë rekordin Guinness, për përplasjen e duarve brenda një ore. 7 vjeçari u rikthye për të vënë një rekord të ri me 2.392 përplasje duarsh brenda një ore, rekord që më parë mbahej nga Ram Kadam me 2.181 përplasje duarsh për të njëjtën periudhë kohore.
Mijëra persona u rreshtuan dhe parakaluan një nga një para djaloshit, në mënyrë që ta ndihmonin të thyente rekordin. Ndërkohë, Squish qëndronte sikur një robot me dorën e djathtë të ngritur, duke pritur duar që përplaseshin me të tijën.
Squish duket se për të arritur këtë rekord ishte stërvitur nga mamaja e tij, Amy Spears. Këta të dy u bënë të njohur në vitin 2013, ku përmes një videoje qesharake kërkuan nga organizatorët e festivalit "Bonnaroo" që të shtonin në listën e artistëve edhe këngëtarin norvegjez Bernhoft.