/ / Vuçiq: I lus miqtë tanë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre

Vuçiq: I lus miqtë tanë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre

Qeveria e Serbisë është duke e vrojtuar me kujdes situatën në veri të Maqedonisë, ka thënë sot kryeministri Aleksandër Vuçiq dhe ka porositur se Serbia do t’ia del që ta mbrojë territorin e saj dhe të ruajë qetësinë dhe stabilitetin.
Vuçiq, duke folur para gazetarëve në manifestimin qendror që shënon Ditën e fitores, ka thënë se Serbia ka dërguar forca të shtuara në zonën kufitare me Maqedoninë për të ndihmuar në konsolidimin e paqes.
“Çdo destabilizim i rajonit është sinjal i keq, porosi e keqe. Këtë e kemi dëshmuar ne disa herë”, ka thënë Vuçiq.
“Kam dëgjuar se ka plane që sot të ketë organizime në juglindje të Kosovës e Metohisë”, ka theksuar Vuçiq, për të shtuar se dëshira e Serbisë është që ta ruajë paqen dhe stabilitetin.
“I lus të gjithë që të mos e keqpërdorin këtë dhe të mos mendojnë se mund të na përkeqësojnë integritetin tonë, sepse reagimi i Serbisë do të jetë i shpejtë, i vendosur, i fuqishëm dhe efikas. Shumë më efikas sesa i disa të tjerëve”, ka porositur Vuçiq, raporton “Fonet”, transmeton Koha.net.
Për momentin, ai ka thënë se nuk ka nevojë që qytetarët e Serbisë të brengosen shumë, pasi që, siç tha ai, kufijtë tanë janë nën kontroll të plotë.
“Neve s’mund të na merrni kullat e vrojtimit, nuk do të lejojmë që asnjë forcë ta rrezikojë paqen dhe sigurinë në Serbi”, ka potencuar Vuçiq.
Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mbështeten në shtetin e Serbisë, të cilët i quajti “miq”.
“I lus qytetarët tanë, miqtë tanë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci, që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre dhe se i trajtojmë sikurse qytetarët tanë, njësoj sikurse të gjithë të tjerët. Gjithmonë do të kemi respekt ndaj tyre, por asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë dhunën, terrorizmin dhe nuk do të lejojmë që Serbia të sulmohet”, ka precizuar kryeministri serb.
Sipas fjalëve të Vuçiqit, në Kumanovë jetojnë 4.695 serbë dhe ata, në shumicë, nuk janë shpërngulur, përveç disa familjeve që janë zhvendosur në territorin e Serbisë.
“Deri më tani, 397 shqiptarë janë shpërngulur në territorin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, për të sqaruar se “kemi të bëjmë me persona të cilët para 35 vjetësh janë shpërngulur nga Presheva në Kumanovë, ndërsa tani janë kthyer tek familjet e tyre”.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post