/ / Vuçiq: 400 shqiptarë nga Kumanova erdhën në Serbi

Vuçiq: 400 shqiptarë nga Kumanova erdhën në Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qytetarët serbë mund të jenë të qetë, edhe pas zhvillimeve në Kumanovë të Maqedonisë.
“Kufijtë tanë janë nën kontroll të plotë të forcave të Republikës së Serbisë. Neve nuk mund të na i merrni pikat kufitare. Nuk do të lejojmë asnjë rrezikim të forcave serbe të sigurisë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Të shtunën, në Kumanovë ka pasur përleshje midis forcave policore dhe grupeve të armatosura, për të cilat Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se kanë ardhur nga “vendi fqinj”.
Vuçiq ka thënë se disa familje serbe, ashtu si edhe afro 400 shqiptarë janë larguar nga Kumanova për në Serbi.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post