/ / UÇK: Nuk do të ndalemi deri në gjunjëzimin e pushtetit kriminal të Gruevskit dhe Ahmetit

UÇK: Nuk do të ndalemi deri në gjunjëzimin e pushtetit kriminal të Gruevskit dhe Ahmetit

Ushtria Çlirimtare Kombëtare e ka marrë përsipër autorësinë e përleshjes së armatosur me forcat policore maqedone në Kumanovë , duke paralajmëruar veprime edhe më të ashpra deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.
Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjesit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile, thuhet në një komunikatë dërguar medieve nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Komunikata e plotë:
DEKLARATAE NR. 3

Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjezit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile.
Veprimi ushtarak është në rrugën e zhvillimit të veprimeve të tjera më të forta e më të ashpra në të ardhmen, edhe më të fuqishme, deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.
Shtabi i aksionit në terren po ndjek me shumë shqetësim veprimtarinë e forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë.
Masakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ.
Ne hedhim poshë me përbuzje deklaratën e përfaqësuesit të BDI dhe të kreut të saj Ali Ahmeti, të cilët përballë një situate gjakësore mbi popullsinë civile, në vend që të denoncojnë dhe ta ndalojnë këtë masakër policore, vazhdojnë ti bëjnë thirrje popullit “për qetësi e gjakftohtësi”.
Këta janë pjesë e pushtetit dhe e krimit shtetërore.
Denojmë me përbuzje të gjithë ata që në mungesë të informacionit, vazhdojnë të hedhin baltë mbi luftëtarët e lirisë, të cilë janë të vendosur në rrugën e tyre.
Ne i përmbahemi qëndrimeve politike dhe ushtarake të shprehura publikisht në deklaratën Nr. 2, me kërkesat e të cilës, tërheqim vëmendjen për të gjithë njerëzit e ndërshëm brenda folesë krimianle shtetërore, gjithashtu për faktorin ndërkombëtar, për një qëndrim të prerë e të distancuar nga qëllimi kriminal i pushtetit politik për të ushtruar dhunë dhe terror mbi popullsinë shqiptare.
Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi.
Nuk ka rëndësi dezinformatat për “të vrarë e të plagosur” nga forcat maqedone. Ato le ti numërojnë Gruevski, Aliu dhe Jankullovska. Ne deklarojmë se do të vazhdojmë të godasim pa mëshirë strukturat policore dhe ushtarake.
Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare.
Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër.
Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë.
Ju bëjmë thirrje njerëzve të ndershëm, ish luftëtarëve të lirisë, intelektualëve patriotë, të distancohen nga shpifjet dhe manipulimet e pushtetit sllavo fashist Gruevski – Ahmeti. Ne jëmi kudo, në mes të popullit, në qytete e katunde dhe do ti dalim për zot të ardhmes tonë.

Rroftë Kombi Shqiptar.
Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Gostivar, 9 maj 2015.a

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post