/ / Qeveria Gruevski drejt shembjes, dorëhiqen ministrat po japin dorheqje të njëpasnjishme

Qeveria Gruevski drejt shembjes, dorëhiqen ministrat po japin dorheqje të njëpasnjishme

Pas dorëheqjes së ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, qeveria e Gruevksti është goditur edhe nga një valë shkarkimesh.
Ministri i Transportit Mile Janakievski dorëhqiet ku në vend të tij zgjidhet Vlado Misajlovski. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Raportohet edhe për dorëheqje të tjera në hierarkinë e MPB-së, megjithatë akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtar. Në vend të Jankullovksës emërohet Mitko Çavkov.
Abdylaqif Ademi është ministri i radhës që a dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Arsimit.
Gjithashtu edhe Drejtori i DSK-së (Shërbimi Informativ maqedonas), Sasho Mijalkov dha dorëheqjen. Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post