/ / Protesta pro-Gruevskit, e mbushur me flamuj serbë

Protesta pro-Gruevskit, e mbushur me flamuj serbë

Protestuesit që dje u vendosën para qeverisë së Maqedonisë dhe aty qëndruan gjatë gjithë natës, vazhdojnë të jenë të vendosur aty, deri në shkarkimin e Nikolla Gruevskit dhe kabinetit të tij qeveritar.
Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta pro-qeveritare, në mbështetje të kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.
Mësohet se e pranishme në tubimin e organizuar nga VMRO-DPMNE është dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Sipas mediave vendase, tubimi ka nisur me një minut heshtje, në nder të 8 policëve të vrarë në krye të detyrës në Kumanovë, gjatë javës së kaluar, ku pati përleshje mes efektivëve dhe një grupi të armatosur, nga i cili mbetën të vrarë 22 persona.
Ndërkohë, bëhet e ditur se në sheshin kryesor, në të cilin marrin pjesë shumë qytetarë nga vende të ndryshme të vendit, ka prani të madhe të flamujve serbë.
Ndërkohë sipas lajmpress më shumë se flamuj të shtetit të Maqedonisë, sonte në mitingun e VMRO-DPMNE-së vërehen flamuj të Serbisë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post